Lidhje


Palestina e kënaqur me deklaratën e presidentit amerikan Biden për “zgjidhjen me dy shtete”

Autoriteti Palestinez u shpreh i kënaqur me deklaratën e presidentit amerikan Joe Biden se “zgjidhja me dy shtete” është procesi i duhur.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Jashtme palestineze, janë bërë vlerësime në lidhje me intervistën që Biden ka dhënë për televizionin CNN.

“Presidenti amerikan e ka goditur qeverinë e Benjamin Netanyahut në Izrael me një shuplakë të paprecedentë”, thuhet në deklaratë.

 

Ministria palestineze theksoi se janë të kënaqur me deklaratën se “Procesi i duhur për të ecur përpara në zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit është zgjidhja me dy shtete”.

 

Duke iu referuar deklaratës sipas në të cilën Biden shprehet kundër politikave të zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe thotë se “ata nuk duhet të jenë aty”, ministria tha se fjalët e Presidentit të SHBA-së në intervistën e tij janë “një hap në drejtimin e duhur”, ndërsa iu kërkua për të përkthyer fjalët e tij në qëndrime dhe veprime.

 

Ministria e Jashtme e Palestinës i kërkoi presidentit amerikan të detyrojë qeverinë izraelite të përfshihet në një proces politik pajtues drejt një zgjidhjeje.

“Ne presim që administrata Biden të përmbushë angazhimet e saj për çështjen palestineze dhe të mbështesë qasjet ligjore të shtetit të Palestinës në forumet ndërkombëtare”, tha ministria. Burimi: AA

XS
SM
MD
LG