Izraeli ka arrestuar 4.655 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori
Është rritur në 4.655 numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar që nga 7 tetori në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, kanë dhënë deklaratë të përbashkët me shkrim lidhur me çështjen.
Në deklaratë thuhet se Izraeli krahas sulmeve të tij që nga 7 tetori ndaj Rripit të Gazës, vazhdon arrestimet dhe bastisjet në rritje kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
"Forcat izraelite kanë arrestuar edhe 25 palestinezë të tjerë. Me këtë ka arritur në 4.655 numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar që nga 7 tetori e deri më tani", thuhet në deklaratë.
Të arrestuarit dhe familjarët e tyre janë përballur me goditje dhe kërcënime si dhe u janë dëmtuar dhe shkatërruar shtëpitë.
Burimi: AA