“Nuk ka shqiptarë të lënduar”, reagon Tirana zyrtare për sulmin në Pragë
Thursday, 21 December 2023 22:44
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani i ka shprehur ngushëllimet familjeve të prekura nga sulmi ne armë në universitetin e Pragës.
Gjithashtu Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pragë.
Nga informacionet e deritanishme, nuk raportohet për të lënduar me shtetësi shqiptare.
“Thellësisht i pikëlluar nga të shtënat tragjike në Pragë sot, që rezultuan në humbjen e disa jetëve të pafajshme. Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e prekura dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Shqipëria solidarizohet me miqtë tanë çekë në këtë moment të vështirë.”, shprehet ministri Hasani.
Burimi: Lapsi.al