Lidhje


Zbulohen mesazhet e autorit të mαsαkrës së Pragës: Gjithmonë kam dashur të vrαs

15 persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën nga një sulm me αrmë në Universitetin “Charles” të Pragës. Autori është 24-vjeçari çek David Kozak i cili hapi zjarr me një pushkë AR-15 derisa u vrα nga policia. Oficerët ndërhynë masivisht dhe i gjithë sheshi, zona përreth u mbyll plotësisht dhe ndërtesa u evakuua. Disa studentë u strehuan në parvazin e çatisë së ndërtesës.

Para se të kryente masakrën në Pragë, i riu vrau të atin, trupi i të cilit u gjet pak orë para të shtënave brenda Fakultetit të Arteve të Universitetit.


I riu me origjinë nga një fshat 21 kilometra larg Pragës u pa në çatinë e universitetit me një pushkë me tytë të gjatë. Stafi dhe studentët ishin urdhëruar të mbylleshin në zyra dhe klasa, të barrikadoheshin duke përdorur mobilje dhe objekte si dhe të fiknin dritat.

 

Kozak u ngjitur në katin e katërt të pallatit dhe më pas në çati. Në videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale, personi i armatosur shihet duke ecur nëpër korridoret e Fakultetit të Shkencave Humane si dhe njerëz duke u larguar nga godina me duar të ngritura. Agjentët kanë konstatuar praninë e një sasie të madhe armësh në godinën e universitetit. “Mund të kishim dhjetëra viktima pa një reagim të shpejtë të policisë” – tha Ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan.

 

Ditët e fundit në Telegram, autori kishte publikuar mesazhe delirante dhe shumë të forta. “Më lejoni të prezantohem, unë quhem David dhe dua të bëj një xhirim në shkollë dhe më pas të bëj vetëvrasje. Alina Afanaskina më frymëzoi shumë”, – ka shkruar ai. “Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhesha maniak. Pastaj, kur Ilnaz Galyaiev qëlloi në shkollën e tij, kuptova se ishte shumë më fitimprurëse të bësh vrasje masive sesa ato seriale. U ula, prita, e ëndërrova veprimin e Alinës që më dha shtytjen e fundit, sepse ajo nuk vrau mjaftueshëm njerëz dhe unë do të përpiqem ta rregulloj. Ishte sikur më erdhi në ndihmë nga qielli në kohën e duhur”- shkroi ai.

 

Dy personat e përmendur nga Kozak janë të dy autorë të të shtënave brenda shkollave të tyre. E para, Alina Afanaskina, 14 vjeçe, vrau shokun e saj të klasës dhe plagosi të tjerë duke përdorur armën e babait të saj në Bryansk, Rusi. Djali tjetër i marrë si model nga sulmi i Pragës është Ilnaz Galyaiev, autor i një masakre brenda institutit të tij në Kazan, gjithashtu në Rusi, në maj 2021. 19-vjeçari ishte një ish-student që vrau 9 persona (7 studentë dhe 2 mësues).

 

“Dëgjova të shtënat dhe mendova se ishin fishekzjarrë Krishtlindjesh. Në atë moment isha në tramvaj dhe shoferi më tha të zbrisja sepse tramvaji nuk mund të shkonte më përpara. Zbrita dhe kalova urën në këmbë. Isha 200 metra nga vendi i të shtënave. Fillova të dëgjoja 2-3 të shtëna dhe ndërsa po largohesha dëgjova një tjetër të shtënë. Në fillim nuk kisha shumë lidhje. Mendova se ishin fishekzjarrë Krishtlindjesh”, – tha një studente italo-çeke 19-vjeçare.

 

“U përpoqa të kontaktoja me studentët e kursit. 3 italianët m’u përgjigjën, për fat nuk patën mësime” – tha një mësues i italishtes, Flavio Rosario Glauco Mela në dëshminë e tij. LAPSI.al

XS
SM
MD
LG