Lidhje


Ushtria izraelite mban palestinezët gjysmë të zhveshur në një stadium

Ushtria izraelite po mban palestinezë të kapur gjysmë të zhveshur, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, në një stadium në Rripin e Gazës.

 

Imazhet e publikuara në kanalet e mediave lokale dhe mediat sociale treguan shumë civilë palestinezë të zhvendosur që u arrestuan me forcë nga ushtarët izraelitë dhe u sollën gjysmë të zhveshur në një stadium në Rripin e Gazës.

 

Rreth palestinezëve të kapur gjysmë të zhveshur shihen ushtarë të armatosur dhe tanke izraelite.

 

Një nga fotot e publikuara tregon një foshnjë të mbështjellë me një batanije në krahët e një ushtari të armatosur izraelit.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG