Lidhje


Erion 5D-ja nxjerr "kukullën" e tij, Romina Kukon, për të vazhduar votimin mes protestës së opozitës

 

Me tensione dhe përplasje është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë. Burime për media bëjnë me dije se opozita ka krijuar zhurmë në mbledhje. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka tentuar disa herë të mbajë fjalën, por kanë ndërhyrë opozitarët duke mos e lejuar që të vazhdonte. Mes zhurmës, kaosit dhe fjalëve që nuk dëgjohen gjithësesi janë ngritur kartonat jeshilë sot në mbledhjen e këshillit bashkiak në Tiranë. 

 

Erion Veliaj ka nxjerrë "kukullën" e tij, Romina Kukon për të mbaruar mbledhjen e këshillit bashkiak dhe për të miratuar me shumë shpejtësi vendimet që ai kishte shkruar më herët.

 

Anëtarët herë i ngrenë dhe herë nuk i ngrenë kartonat, por në fund të mbledhjes të gjitha janë miratuar. Ndërkohë që këshilltarët e opozitës nuk lejohen të flasin. 

 

Veliaj në mbledhje ka përmendur edhe protestën e opozitës, duke thënë se edhe pse ata shkatërrojë, Partia Socialiste do t’i rindërtojë të gjitha sërish. Edhe pse ato që Veliaj ka përmednur se janë rindërtime të partisë socialiste në realitet janë paratë (taksat) e popullit, as të pozitës dhe as të opozitës.

XS
SM
MD
LG