Lidhje


AKU: Gjobiten katër subjekte për shkelje të ligjit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit në të gjithë vendin, ka gjobitur 4 subjekte dhe bllokuar produkte ushqimore.

 

Trupat inspektuese të drejtorive Rajonale AKU Tiranë dhe Kukës gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në katër subjekte me natyrë aktiviteti “market”, “supermarket”, “prodhim, përpunim produkte ushqimore” konstatuan problematika me dokumentacionin, mangësi në gjurmueshmëri, mangësi në etiketim si dhe rezultateve jokonforme të raport provave.

 

Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 650.000 lekë si dhe u bllokua sasia prej 342.5 kg produkte deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet e shtuara në terren me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe ndëshkimin e paligjshmërisë.

 

Burimi: Ora News

XS
SM
MD
LG