Hackerohet tabela në Serbi, shqiponja dykrenare kap për fyti atë Serbe
Saturday, 19 October 2024 19:09
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Valjevos në Serbi, ku një billboard publik ka tërhequr vëmendjen dhe ka ndezur polemika. Pamja që u shfaq në këtë billboard ishte një shqiponjë me dy krerë, e cila mbante një plis në kokë, duke "kapur për fyti" një shqiponjë tjetër, në prapavijën e së cilës valonte flamuri serb. Ky imazh, i papritur dhe me simbolikë të fortë, u publikua fillimisht në Instagram ku u përshkrua si një akt i dyshimtë dhe provokues.
Sipas postimit në rrjetet sociale, besohet se ky billboard mund të jetë hakuar, dhe imazhi është përshkruar si një provokim me natyrë politike dhe kulturore. Në komentet e postimit, një person që pretendon të jetë pronari i billboardit, reagoi menjëherë duke deklaruar se ekrani ishte hakuar. Ai sqaroi se, sapo u informua për ngjarjen, ekrani u fik menjëherë dhe se rasti do të raportohet te autoritetet përkatëse për hetime të mëtejshme.
“Jam pronari i billboardit që është hakuar mbrëmë. E fikëm menjëherë sapo e kuptova, dhe rasti do të raportohet tek autoritetet përkatëse,” tha ai./JOQ