OKB-ja thirrje Izraelit: Ndaloni vrasjet e palestinezëve
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha se situata e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor të pushtuar po "përkeqësohet" dhe i bëri thirrje Izraelit "të ndalojë vrasjet që shpërfillin ligjin" kundër palestinezëve.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka publikuar një raport të ri që shqyrton situatën humanitare në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor, midis 7 tetorit dhe 20 nëntorit.
Në raport kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përdorimit të armëve ushtarake dhe operacioneve të forcave të sigurisë në rajon. Gjithashtu u kërkua të ndalohet "arrestimi i paligjshëm dhe keqtrajtimi i palestinezëve".
Të paktën 300 palestinezë, përfshirë 79 fëmijë, u vranë në Bregun Perëndimor midis 7 tetorit dhe 27 dhjetorit. Ushtarët izraelitë vranë 291 palestinezë ndërsa kolonët e paligjshëm hebrenj vranë 9 palestinezë. Një palestinez u vra nga ushtarët ose kolonët.
Raporti bën të ditur se 200 palestinezë u vranë në rajon para 7 tetorit dhe se ky ishte numri më i lartë për një periudhë 10-mujore që nga viti 2005.
Burimi: AA