Lidhje


Mjeku shqiptar vdes në Itali/ 4 viktima e 7 të plagosur, autobusi me fëmijë përplaset me ambulancën

Sokol Hoxha, 42 vjec është mjeku shqiptar mes katër viktimave të aksidentit tragjik në Itali, pasi një ambulancë u përplas me një autobus ku udhëtonin fëmijë në rrugën që lidh Urbinon me Fermignanon.

 

Tri viktimat e tjera janë infermierja, shoferi i ambulancës dhe një pacient 85 vjecar që po transportonin drejt spitalit të Urbinos. 4 fëmijë ishin mes 7 të plagosurve në autobus.

 

Ngjarja tragjike u shënua të mërkurën brenda një tuneli.

 

Goditja mes dy mjeteve ishte ballore dhe e fortë, e për pasojë autoambulanca shpërtheu në flakë që më pas përfshinë edhe autobusin.

 

Shkak për shpërthimin e fuqishëm ishin edhe bombolat e  oksigjenit që ndodheshin brenda mjetit të ndihmës së parë.

 

Pamjet treguan se  ambulanca do të kishte kaluar pjesërisht në korsinë e kundërt, gjatë një kthese në tunel. Por fjalën e fundit për shkakun e aksidentit pritet ta thonë ekspertët pas hetimeve.

 

Hero po cilësohet shoferi i autobusit, i cili arriti ti nxjerrë të gjithë në kohë 40 fëmijët që ishin në bord pasi kuptoi se flakët do të përfshinin mjetin.

 

Fëmijët që ishin në një ekskursion morën ndihëm e parë dhe janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

 

Sokol Hoxha, me origjinë nga Elbasani, kishte përfunduar studimet në Itali ku ushtronte profesionin e mjekut në Spitalin e Fossombrones. .

 

Ai kishte vetëm katër muaj që ishte bërë baba, raportojnë mediat në vendin fqinj.

 

Bashkia e Fossombrones shpalli ditë zie, ndërsa të afërmit dhe zyrtarët lokalë i bënë homazh jetës dhe veprimtarisë së mjekut shqiptar, infermieres dhe shoferit të Ambulancës që humbën jetën në krye të detyrës.

 

Burimi: Ora News

 

 

XS
SM
MD
LG