Lidhje


Franca thërret ambasadorin i"zraelit pas arrestimit të punonjësve të MPJ-së franceze në Kuds

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka thirrur ambasadorin e Izraelit në vazhdën e arrestimeve të përkohshme javën e kaluar të disa prej punonjësve të konsullatës së saj në Kuds, transmeton Anadolu. Siç raporton transmetuesi BFMTV, ambasadori Joshua Zarka është thirrur për të vizituar ministrinë franceze të martën pas arrestimit të bërë nga personeli izraelit i sigurisë më 7 nëntor i dy anëtarëve të stafit të Konsullatës së Përgjithshme të Francës në Kuds.

 

Punonjësit u liruan pasi ministri francez i Punëve të Jashtme Jean-Noel Barrot ndërhyri, ndërsa ministria i quajti arrestimet "të papranueshme", duke vënë në dukje se ato u bënë edhe pse punonjësit kishin status diplomatik.

 

Gjatë një udhëtimi në Izrael dhe territoret palestineze javën e kaluar, Barrot duhej të vizitonte Eleona-n, një pronë kombëtare franceze, njoftoi ministria në një deklaratë javën e kaluar.

 

Duke theksuar se forcat izraelite të sigurisë "të armatosura pa autorizim" hynë në këtë lokacion, në deklaratë u theksua se ministri Barrot "nuk dëshironte të vizitonte lokacionin në këto kushte"./AA

XS
SM
MD
LG