Policia izraelite pengon palestinezët që të falin namazin e xhumasë në Al-Aksa
Izraeli edhe në javën e 12-të zbatoi kufizime ndaj palestinezëve që dëshironin të falnin namazin e xhumasë në Xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim.
Policia izraelite u pozicionua në shumë pika të qytetit për të kufizuar hyrjen e palestinezëve në Al-Aksa.
Forcat izraelite vendosën barriera hekuri në hyrjet në zonën e Qytetit të Vjetër të Kudsit dhe lejuan hyrjen në xhaminë Al-Aksa vetëm për të moshuarit.
Po ashtu forcat izraelite ngritën pika kontrolli edhe në dyert e jashtme të xhamisë Al-Aksa. Policia izraelite u pozicionua në lagjen Wadi al-Jawz në afërsi të Qytetit të Vjetër dhe pengoi lëvizjen e atyre që kryenin adhurim.
Tërhoqi vëmendjen se oborri dhe pjesa e xhamisë Al-Aksa ishin pjesërisht të zbrazëta për shkak të kufizimeve.
Policia izraelite lëshoi ujë me presion dhe të ndotur si dhe ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj atyre që dëshironin të falnin namazin në rrugë pasi nuk mundën të hynin në xhaminë Al-Aksa.
Që nga 7 tetori kur Izraeli filloi sulmet e tij në rripin e Gazës, policia izraelite për 12 javë rresht zbaton kufizime serioze të cilat pengojnë dhjetëra mijëra njerëz të mbërrijnë në xhaminë Al-Aksa për të falur namazin.
Burimi: AA