Bosnja dyfishon pagën minimale, rritet në 614 euro. Po Shqipëria?!
Friday, 15 November 2024 09:22
Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se nga janari 2025, paga minimale do të rritet në 613.6 euro, një masë e cila synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe stimulimin e konsumit. Kjo rritje e ndjeshme, e cila do të arrijë në 1200 marka me monedhën vendase nga paga minimale aktuale prej rreth 316 euro, vjen së bashku me ndryshime të rëndësishme në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.
Qeveria ka deklaruar se prioriteti i saj është ulja e varfërisë dhe përmirësimi i fuqisë blerëse të punëtorëve, veçanërisht në një kohë kur kostoja e jetesës po rëndon shumë sektorë të ekonomisë.
Vendimi i ri do të diskutohet në parlament për miratim, pasi amendamentet përkatëse të ligjit të tatimit mbi të ardhurat janë propozuar.
Një ndër masat për të mbështetur punonjësit është përjashtimi nga taksat i kompensimeve deri në 102 euro në muaj, një lehtësim fiskal i synuar për punonjësit me paga të ulëta. Kjo masë pritet të kontribuojë në përmirësimin e standardit të jetesës për shtresat më të prekura.
Ekonomistët besojnë se kjo rritje do të stimulojë konsumin dhe do të nxisë investime në sektorë që mbështeten tek fuqia punëtore, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit/joq