Lidhje


Skandali në Kosovë: Si duan t'i përdorin nxënësit e shkollave për kavie s"eksuale

Duan që nxënësit të ngrihen e të prekin njëri-tjetrin me sy mbyllur. Këto nuk janë aktivitete shkollore, këto janë perversionet e skenaristëve europianë, ndihmuar nga skllevërit e tyre shqiptarë të cilët, fantazinë e tyre erotiko-seksuale, projektin e tyre socio-kulturor, duan ta realizojnë duke përdorur si kavie, nxënësit e shkollave. Smund t'i detyrosh me mjetet e shtetit, shkollës, të bëjnë veprime e eksplorime të tilla. Ato nuk lidhen me shkollimin, aspak e në asnjë rrethanë. 

 

Kjo është një diktaturë. E nuk është diktaturë e një personi autoritar, as juntë ushtarake, është diçka më e rrezikshme:Diktaturë sistemike, diktaturë programi, ska rëndësi personi, individi, pasi diktatura e individit është model i vjetëruar. Kjo është diktaturë moderne postmoderne, kushdo që vjen është i programuar për ta zbatuar ketë manual aparteido-naziskin, kundër njerëzve.

 

Ndaleni Albin Kurtin si individ, sepse ky i ka futur këto programe në shkolla. Mirëpo përveç atij si individ, duhen larguar e gjithë klika e cila e ka sjellë aty. Votoni forcat konservatore, katundare në qofshin, më mirë katundarët me çifteli e alltia, sesa këta. Mos lejoni që një skile e një vampir i axhendave të marksizmit kulturor, tju maskohet pas patriotizmit, pas gjakut të dëshmorëve, pas luftës tek e cila ska qenë e as deshi të ishte dhe, tju mashtrojë e tju marrë pushtetin.

 

Populli shqiptar nuk duhet të jetë kavie eksperimentale e disa halabakëve të kryeqyteteve të Europës të cilët, mëtojnë superioritet qytetërimor, ama janë veç ordinerë me probleme të cilët askush nuk i vë në peshore. Vlerat europiane i pranojmë, ato janë vlerat politike të shtetit, ndarje pushtetesh, zgjedhje, media, votë, këto. Jo secili maskarallik që prodhohet në Europë, quhet vlerë europiane.(I.Vokshi)

 

Skandali në Kosovë: Si duan t'i përdorin nxënësit

 

Skandali në Kosovë: Si duan t'i përdorin nxënësit

 
XS
SM
MD
LG