Myftiu gylenist Lauren Luli kërkon pagesat e anëtarësisë duke iu bërë presion imamëve: “Sillni para ose do tju heqim nga puna”
Gylenistët e Myftinisë së Tiranës organizojnë mes debatesh, mbledhjen dhe koktejlin e fundvitit.
Sikurse është bërë traditë e përvitshme gylenistët organizuan mbledhjen dhe koktejlin e fundvitit. Ky organizim u krye në Universitetin gylenist të Bedrit, në rrugën Jordan Misja. Për disa vite rresht gylenistët kryejnë një mbledhje të tillë midis datave 24-27 Dhejtor, të cilën e shoqërojnë me një koktejl. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm një numër i madh i imamëve të Myftinisë së Tiranës.
Gjatë kësaj mbledhjeje antëtari i organizatës terr*.riste Gylen myftiu Lauren Luli, iu bëri presion imamëve të mbledhin para nga xhemati nga të ashtëquajturat anëtarësime. Ai tha kush nuk sjell para nga anëtarësimet do merren masa deri në përjashtim nga puna. Kjo ka krijuar pakënaqësi deri edhe debat të ashpër me disa nga imamët, pasi ata i kujtuan myftiut gylenist Luli se edhe pas mbledhjes së pagesave të anëtarësisë, ata përsëri janë pa rroga ose me rroga qesharake 8 mijë deri 20 mijë lekë.
Arsye tjetër e pakënaqësisë së imamëve është se imamët e vetëm që paguhen me pagesa të rregullta në KMSH janë vetëm ata pak imamë që janë anëtarë të organizatës te*.oriste Gylen dhe disa imamë servilë që i lëvdojnë dhe i mbrojnë gylenistët nëpër rrjete sociale.
Gjatë debatit njëri nga imamët i tha myftiut Luli, “Ju nuk doni tia dini a ka xhamia dhe imami halle apo probleme, por kërkoni gjatë gjithë kohës vetëm para. Mua më vdiq babai para dy javësh dhe ju nuk e dini dhe nuk doni tia dini, a kam para une që ta varros babanë tim, sepse pagesa që marr unë nga KMSH, është 10 mijë lekë.”
Një arsye tjetër që pagesat anëtarësisë nuk funksionojnë është se kjo kërkesë është e pabazuar në statutin e Komunitetit Musliman të Shqipërisë. Anëtarësimi i rregullt dhe pagesa e anëtarësimeve është një gjë e mirë që i sherben organizimit dhe vetfinancimit të KMSH, mirëpo të qenurit anëtar sjell jo vetëm detyrime sikurse është pagesa në fjalë e anëtarësisë, por edhe të drejta. Një nga të drejtat kryesore është e drejta e votës, të cilën pushtuesit gylenistë të KMSH e shkelin me të gjitha mënyrat.
Arsye tjetër e mosfunksionimit të pagesave të anëtarësisë por edhe të asnjë financimi ndaj KMSH është se besimtarët musliman e dinë shumë mirë që paratë që mbledhin gylenistët në emer të KMSH, do ti perdorin për të finacuar organizatën te*.oriste Gylen. Ata i perdorin këto para për tiu dhënë rroga të majme, honorare dhe shperblime anëtarëve të organizatës së tyre famëkeqe ose bashkëpunëtorëve të tyre.