Çfarë po ndodh në Tiranë? 2 a"tentate brenda 5 ditësh dhe v"rasja e një 14-vjeçari
Tuesday, 19 November 2024 11:26
Por sikur të mos mjaftonin atentatet mafioze që sa vijnë e shtohen dhe asnjë nuk zbardhet , vendi ynë ditën e djeshme u trondit edhe nga vrasja e një 14-vjeçari, pak metra larg shkollës. Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli”, Tiranë u vra me thikë pas një sherri me një bashkëmoshatar.
Sherri mes tyre kishte nisur që prej të premtes, kishte vijuar dje në pushimin e gjatë dhe “u mbyll” pas mbarimit të mësimit. Për këtë sherr mes nxënësve ishte në dijeni edhe oficeri i shkollës, por përveçse i kishte ndarë gjatë pushimit, ai nuk kishte marrë asnjë masë tjetër. Madje edhe kur ndodhi sherri asnjë makinë policie, patrulle ose jo, nuk ishte pranë shkollës “Fan Noli”.
Dëshmitarët e kësaj ngjarje tragjike treguan se ata tentuan disa herë ta telefonojnë policinë, por askush s’iu ishte përgjigjur thirrjeve të tyre pasi në telefonatat e policisë kishte muzikë.
Këto ngjarje të rënda sa vijnë e shtohen, masat e marra nga Policia e Shtetit janë inekzistente e sa për sy e faqe dhe siguria vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
Sot Policia ka arrestuar autorin 14-vjeçar të vrasjes së bashkëmoshatarit, por a është kjo zgjidhja për këto probleme të vazhdueshme e të përsëritura?
Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e Eduart Reçit dhe miqtë e Klaudio Prendit, por sërish a mjafton kaq?
Edhe sa vrasje duhet të kryhen që policia të kryejë punën e saj ashtu siç duhet dhe krimet të parandalohen në kohë dhe paralajmërimet, denoncimet, ankesat të merren seriozisht???
Kur do të themi me plot gojë se jetojmë të sigurtë, ashtu siç na reklamojnë para ndërkombëtarëve?/JOQ