Sveçla: Kemi k.onfiskuar a.rsenal a.rmësh, s.ulmi ishte organizuar nga organizata t.erroriste
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se sulmi i mbrëmshëm është i dirigjuar nga Serbia dhe përgjegjës për këtë e mbajnë Beogradin zyrtar. Në një konferencë për media, Sveçla u shpreh se të gjitha organet kanë bashkërenduar veprimet në terren. “Ky sulm nuk është vetëm i orkestruar, por edhe i mirë organizuar nga organizata terroriste. Qëllimi i tyre ka qenë të maksimalizohet dëmtimi në dëm të qytetarëve të Kosovës.
Në 10 lokacione janë kryer kontrolle me çrast janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore tetë persona të dyshuar”, deklaroi Sveçla.
Ai shtoi se është konfiskuar një arsenal armësh, municion, eksplozivë, uniforma ushtarake dhe emblema, shkruan IndeksOnline. Ministri i MPB-së tha se Policia e Kosovës është angazhuar dhe ka shtuar forcat e sigurisë në të gjitha cepet e Kosovës, teksa ka paralajmëruar qytetarët që në rast se shohin diçka të dyshimtë, të raportojnë në polici. Sveçla falënderoi partnerët ndërkombëtarë të cilët qysh mbrëmë janë angazhuar për të ndihmuar Kosovën në tejkalimin e këtij sulmi terrorist./rtvbesa