U rr.ezikuan kanalet e ujit dhe termoelektranat: Kërkohen sanksione të a.shpra ndaj Serbisë për sulmin t.errorist në Zubin Potok

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit si dhe i shërben Korporatës Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj është hedhur në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri. Ky sulm është i treti në një periudhë 72 orëshe në veriun Kosovës. Kryeministri Kurti e quajti "sulm kriminel dhe terrorist, dashakeq" nga fqinj verior agresiv e armiqësor që ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën mbase më të rëndësishme” të vendit.
Në një konferencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e djeshme pak pas shpërthimit, kryeministri akuzoi Serbinë se fshihej pas këtij sulmi, i treti brenda 72 orëve në veri të Kosovës.
Sulmi është dënuar nga ndërkombëtaret të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në hetime të gjithanshme.
Si pasojë e shpërthimit gjatë natës u ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm si dhe energjia elektrike, derisa me punën e ekipeve profesionale u rikthye sot në mëngjes, sikurse edhe ngrohja qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinës./botasot