Lidhje


Sirianët nëpër botë festojnë me flamujt e opozitës rrëzimin e regjimit të Asadit

Që nga Turqia, Franca, Gjermania, Greqia apo Libani turma të mëdha njerëzish janë mbledhur duke festuar përmes thirrjeve nëpër sheshet kryesore të qyteteve. Në Berlin apo Paris janë valëvitur flamujt e opozitës siriane. Kryengritësit sirianë deklaruan se kanë rrëzuar nga pushteti presidentin Bashar al-Assad pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të ikte dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile. Kryengritësit i dhanë gjithashtu një goditje të madhe ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Siri në zemër të rajonit – aleatë që kishin mbështetur al-Assadin gjatë periudhave kritike të konfliktit.

 

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të kryengritësve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

 

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

 

Të tjerë u futën në pallatin presidencial dhe rezidencën e familjes Assad pasi presidenti Bashar al-Assad dhe zyrtarë të tjerë të lartë u larguan nga vendi, ndërsa vendndodhja e tyre nuk dihet. Televizioni shtetëror sirian transmetoi një deklaratë video herët të dielën nga një grup rebelësh duke thënë se al-

 

Kryengritësit thanë se liruan personat e mbajtur në burgun famëkeq, ku grupet e të drejtave thonë se mijëra u torturuan dhe u vranë.

 

Bashar al-Assad sundoi Sirinë që nga viti 2000, kur trashëgoi pushtetin nga babai i tij.

 

Që nga viti 2011, ai mbikëqyri goditjen e lëvizjes demokratike që filloi me protesta paqësore.

 

Shtypja e protestave nga qeveria e Asadit u shndërrua në një nga luftërat më të përgjakshme të shekullit, duke vrarë qindra mijëra njerëz dhe duke zhvendosur miliona./TCh

XS
SM
MD
LG