Lidhje


Senatorja amerikane: Izraeli ka krijuar një katastrofë humanitare në Gaza

Senatorja demokrate amerikane, Elizabeth Warren, theksoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe kabineti i tij i luftës kanë krijuar një katastrofë humanitare në Gaza duke vrarë civilët palestinezë.

 

Përmes llogarisë në platformën e medias sociale X, Warren bëri në deklaratë lidhur me shprehjen e Netanyahut se "sulmet ndaj Gazës do të vazhdojnë me muaj".

 

"Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës kanë krijuar një katastrofë humanitare duke vrarë mijëra civilë palestinezë", ka deklaruar senatorja Warren.

 

Izraeli ka nevojë për një udhëheqje që të sjellë në shtëpi pengjet dhe jo për një luftë që të zgjasë për muaj, theksoi Warren, e cila vlerësoi se "Ndaloni bombardimin në Gaza. Vazhdoni armëpushimin. Punoni për një paqe të përhershme".

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG