Lidhje


Presidenti i Kilit, Boric: Netanyahu është një k.riminel l.ufte

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric deklaroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është një kriminel lufte, transmeton Anadolu. Boric mori pjesë në aktivitetin "Krishtlindja Palestineze, Drita e Shpresës nga Betlehemi në Kili", i mbajtur në stadiumin e Palestinës në kryeqytetin Santiago. Presidenti kilian kritikoi Netanyahun për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës. "Nuk ka vend për gjysmë masa në mbrojtjen e njerëzimit. Ne jemi mbledhur sot këtu për të mbrojtur njerëzimin. Jemi të mërzitur dhe të tronditur jo vetëm nga ajo që po ndodh në Gaza, por edhe nga ajo që po ndodh në Bregun Perëndimor", tha Boric.

 

Ai theksoi se Netanyahu është një kriminel lufte. "Shihet sikur duhet të zgjedhim midis llojeve të barbarizmit, por nuk jemi të detyruar të zgjedhim. Unë preferoj njerëzimin dhe ajo që bëri Benjamin Netanyahu është një krim lufte, një krim kundër njerëzimit", shtoi Boric.

 

"Krishtlindjet na ftojnë të ripërtërijmë përkushtimin tonë ndaj vlerave themelore të solidaritetit dhe respektit të dinjitetit njerëzor në mbarë botën. Ne nuk do të jemi shikues pasivë. Nuk kemi dhe nuk do të mbetemi spektatorë të kaq shumë padrejtësive dhe vuajtjeve të drejtuara qëllimisht kundër fëmijëve, grave, të moshuarve dhe njerëzve të pafajshëm të të gjitha moshave", tha ai.

 

Presidenti kilian potencoi se përpjekjet për paqe duhet të dyfishohen.

 

Komuniteti palestinez në Kili e ka festuar këtë traditë që nga viti 2021. Në Kili jetojnë rreth 500 mijë njerëz me origjinë palestineze./AA

XS
SM
MD
LG