Lidhje


Izraeli nisi sulme ajrore në Gaza

Forcat izraelite të sigurisë njoftuan se nisën sulme ajrore në Gaza, ndërsa burimet konfirmojnë se një post vëzhgimi i Hamasit ishte në shënjestër.

 

"Aktualisht jemi duke goditur në Gaza", tha ushtria izraelite në një deklaratë në rrjetet sociale, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA tha se një palestinez u plagos në një sulm ajror të avionëve izraelitë në një postë në qytet.

 

Gazeta Times of Israel tha se bombardimi erdhi pasi "pajisjet ndezëse me balona" të fluturuara mbi kufi nga palestinezët shkaktuan tre zjarre në Izraelin jugor.

 

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG