Lidhje


Fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar, ja sa do paguajnë automjetet që do kalojnë aty

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH. Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit. Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve. 

 
 
Rruga ofron kushte e standarde të larta sigurie. Ky aks lehtëson ndjeshëm lëvizjen duke shmangur trafikun si dhe shkurtuar kohën e udhëtimit./albeu
XS
SM
MD
LG