OKB: Mbi 115 mijë sirianë janë kthyer në shtëpi që nga rënia e regjimit të Asadit
Sunday, 05 January 2025 07:43
Më shumë se 115 mijë sirianë janë kthyer në shtëpi që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit, njoftoi Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), transmeton Anadolu. UNHCR-ja tha se mbi 50 mijë refugjatë janë kthyer në Siri nga vendet fqinje në tre javët e fundit. Kthimi në vendlindje ka vazhduar që nga 8 dhjetori ndërsa sirianët janë kthyer nga Türkiye, Jordania dhe Libani. Shifrat lidhur me rikthimin e sirianëve bazohen në njoftimet publike nga vendet pritëse, kontaktet me shërbimet e migracionit në Siri dhe vëzhgimet kufitare të bëra nga UNHCR-ja dhe partnerët e saj.
/AA