Papa Françesku: Burrat h.omoseksualë mund të trajnohen si priftërinj katolikë për aq kohë sa janë beqarë
Burrat homoseksualë do të jenë në gjendje të trajnohen si priftërinj në seminaret katolike romake për sa kohë që janë beqarë, sipas udhëzimeve të reja të shpallura nga Konferenca e Peshkopëve Italianë (CIE). Ky vendim shënon një ndryshim nga qëndrim i mëparshëm i Papa Françeskut, ku shprehej se burrat homoseksualë nuk duhet të pranohen në seminar për shkak të rrezikut të një jete të dyfishtë. Sipas udhëzimeve, gjëja më e rëndësishme për priftërinjtë e ardhshëm është të tregojnë një orientim drejt jetës beqare, raporton Guardian
"Gjatë procesit të formimit, kur i referohet tendencave homoseksuale, është e përshtatshme të mos kufizohet dallimi vetëm në këtë aspekt," tha CIE të premten, duke shtuar se "qëllimi i edukimit priftëror në fushën emocionale-seksuale është aftësia për të mirëpritur dëlirësinë në beqari si dhuratë, për ta zgjedhur atë lirisht dhe për ta jetuar atë me përgjegjësi."
Megjithatë, Konferenca e Peshkopëve Italianë theksoi se ndërsa kisha katolike "respekton thellësisht njerëzit në fjalë", burrat homoseksualë që janë seksualisht aktivë nuk mund të pranohen në seminare ose në ndonjë urdhër tjetër të shenjtë.
Përveç këtyre, Papa kërkoi falje për incidentet e kaluara që ofenduan komunitetin LGBTI+. Gazeta Il Messaggero kishte botuar një letër nga Lorenzo Michele Noe Caruso, një 22-vjeçar i cili thoshte se ishte përjashtuar nga një seminar për shkak se ishte homoseksual dhe përshkruante një kulturë të "klerikalizmit toksik dhe selektiv".
Papa thuhet se është përgjigjur, duke i bërë thirrje të riut të ndryshojë orientimin e tij profesional. Që kur u zgjodh Papë në vitin 2013, Françesku është përpjekur të adoptojë një ton më gjithëpërfshirës ndaj personave LGBTQ+ në deklaratat e tij publike, për zemërimin e kardinalëve konservatorë. Në dhjetor 2023, ai miratoi një vendim që lejonte priftërinjtë të bekojnë çiftet beqare dhe të të njëjtit seks, në një ndryshim të madh në pozicionin për Kishën Katolike.