Lidhje


26 vjet nga m.asakra e Reçakut, të mbijetuarit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi

Qindra qytetarë e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore, gjatë së mërkurës kanë vizituar kompleksin e Reçakut në Komunën e Shtimes në Kosovë. Aty ku 26 vite më parë u vranë dhe u masakruan 45 civil të paarmatosur, në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë. 15 janari hap plagë të shumta dhe sjell vuajtje për banorët e këtij lokaliteti. Reçaku është shfaqur në shumë media botërore, pas masakrës, rifilluan luftimet prej 48-orësh në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave sepse Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa krimin.
 
 
Në mbrojtje të banorëve atë ditë ranë dëshmorë edhe dhjetë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
 
Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
 
 
Deri tani vetëm një person është dënuar për krime lufte në Reçak, por që nuk e ka vuajtur dënimin.
 
 
Ambasadori amerikan William Walker asokohe bëri denoncime zyrtare në emër të komisionit verifikues të OSCE-së ndaj forcave serbe që po kryenin krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve.
 
 
Raportimet e Walker, e treguan brutalitetin që po bëheshin në Kosovë dhe ndryshuan diskursin ndërkombëtar ndaj luftës në Kosovë. Presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton dënoi vrasjet që u bënin ndaj 45 shqiptarëve nga forcat serbe dhe u kujdes që trupat e NATO-s të ishin të gatshëm për veprim. Më 24 mars të vitit 1999 avionët e NATO-s nisën fushatën e bombardimeve në Jugosllavi për t’i dhënë fund luftës në qershor të atij viti.
 
 
Edhe pas 26 vitesh të mbijetuarit e kësaj masakre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, me arsyetimin se deri më tash nuk është bërë asgjë nga institucionet e vendit për zbardhjen e kësaj masakre.
 
 
Ndërkohë është organizuar edhe një akademi përkujtimore për të shënuar 26 vjetorin e masakrës së Reçakut.
XS
SM
MD
LG