Lidhje


Kolegët i hapën adresë fallco dhe e bullizuan në TikTok, nëna e 4 fëmijëve nga Durrësi i jep fund jetës

41-vjeçarja, Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, prej ditësh po bullizohej në platformën “TikTok” nga kolegët e punës së saj.

 

Punonjësit e fabrikës ku punonte kishin hapur një llogari ku shkruanin fjalë të papërshtatshme dhe tepër të rënda për të.

 

Për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, 41-vjeçarja ka ndërmarrë aktin fatal dhe ka pirë fostoksinë, duke lënë pas 4 të vegjëlit e saj.

 

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa rrëfimi ka ardhur nga një i afërm i të ndjerës. 

 

Ngjarja e rëndë po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, për të zbuluar së pari, personin që ka hapur profilin fals në rrjetet sociale, duke e konsideruar krim kinernetik.

 

Burimi: Ora News

XS
SM
MD
LG