Lidhje


Rama shpall krijimin e shtetit bektashi: Pa polici, pa ushtri dhe pa taksa

Kryeministri Edi Rama ka shpallur shtetin bektashi, ndërsa mbante fjalën në ceremoninë e 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Rama njoftoi sot se shteti i ri Bektashi në Tiranë do të jetë pa polici, pa ushtri, pa taksa. Ai tha se do të jetë një shtet shpirtëror, që e pret çdo vizitor, me devizën ne s’jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar. “Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve mund të transformohet në një realitet shqiptar, ndërkombëtarisht tërheqës, ku njerëzit e çdo feje dhe kombësie, ndër plot nga ata që vijnë dhe do vijnë në Shqipëri, të mund të hyjnë në portën e hapur të një shteti simbolik, pa mure, pa polici, pa ushtri, pa taksa, apo atribute të tjera, por një seli. 

 

Një shtet shpirtëror, që e pret çdo vizitor, me devizën ne s’jemi këtu për të ndarë, ne jemi këtu për të bashkuar.

 

Kjo do t’i japë këtij komuniteti mundësinë të mbijetojë, se patjetër do t’i shtohen ndjekësit, simpatizantët. Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar” tha Rama./Beratitv

XS
SM
MD
LG