Lidhje


Trump takon të parin Netanyahun, takimi është lënë më 4 shkurt

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt, njoftoi Kryeministria e Izraelit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Zyra e Shtypit e Kryeministrisë thuhet se Trump e ka ftuar Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë. Në deklaratë thuhet se Netanyahu është lideri i parë i huaj që Trump e ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë pasi mori presidencën për herë të dytë. Sipas mediave izraelite, në takimin mes Trumpit dhe Netanyahut pritet të diskutohen çështjet rajonale, veçanërisht armëpushimi në Gaza.

 

/AA

XS
SM
MD
LG