Lidhje


Shefi i ri i Shtabit të ushtrisë i.zraelite citon Torën për të kërcënuar palestinezët

Shefi i ri i ushtrisë së Izraelit kërcënoi palestinezët duke cituar një varg nga Tora, libri i shenjtë hebre, transmeton Anadolu. "Unë i ndoqa armiqtë e mi dhe i arrita, dhe nuk u ktheva mbrapa derisa u harxhuan", u shpreh Eyal Zamir, duke iu referuar Librit i Leviticus-it, njoftoi Kanali 12 i Izraelit. Zamir më 6 mars do të zëvendësojë Shefin e Shtabit, Herzi Halevi, i cili dha dorëheqje. Ai paralajmëroi se viti 2025 do të jetë një vit lufte dhe theksoi se konflikti me palestinezët është larg përfundimit. "Ne ende përballemi me sfida para nesh", shtoi ai.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i është referuar shpesh Torës gjatë sulmeve të Izraelit në Gaza.

 

Emërimi i Zamirit vjen pasi Halevi dha dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë për dështimet ushtarake që mundësuan sulmin ndërkufitar të 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

 

Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz njoftuan emërimin e Zamirit në fillim të janarit./AA

XS
SM
MD
LG