Lidhje


Meningjiti po bën namin në Durrës, prindërit: Disa fëmijë të prekur, asnjë masë e marrë

Në dhjetor, një 17-vjeçare humbi jetën në Durrës pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit. Në atë kohë, ekspertët e Instituti të Shëndetit Publik thanë se kanë marrë masat për izolimin e këtij rasti duke eliminuar përhapjen e mëtejshme të tij. Por virozat e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah, një realitet krejt ndryshe.Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u paraqit në spitalin e Durrësit dhe u diagnostikua me meningjit gjatë fundjavës që kaloi. 
 
 
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.
 
 
Por jo vetëm kaq, pasi prindër të nxënësve të shkollave 9-vjeçare në Durrës kanë ngritur alarmin për përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundje. Një prind ka treguar për JOQ ALBANIA se në shkollën ku studion fëmija i tij, dy nxënës të klasës së 5 dhe 8 janë prekur nga meningjiti.
 
 
Sipas tyre e gjithë shkolla dhe nxënësit e tjerë janë të rrezikuar nga kjo sëmundje ngjitëse, por drejtuesit nuk marrin asnjë masë dhe as nuk tregojnë sa e rëndë është situata. Ata kërkojnë  një reagim të menjëhershëm nga autoritetet dhe ISHP-ja, pasi jeta e nxënësve është në rrezik.
 
 
Meningjiti është një infeksion i rrallë që prek membranat delikate – të quajtura meningje – që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Meningjiti mund të shkaktojë helmim të gjakut i cili është kërcënues për jetën (septikemi) dhe të rezultojë në dëmtim të përhershëm të trurit ose nervave.
 
 
Denoncimi i nënës:
 
 
Pershendetje Ju lutem na duhet ndihma juaj me patjeter per nje shkolle ne durres ku disa femije jane te prekur me milingjit semundje ngjitse, nje femij i klases se 5 e nje femij i klases se 8 ka dhe femije te tjere qe nuk i bejn me dije dhe shkolla nuk ka mare asnje mase per dizfektimin e shkolles dhe asnje lajmerim per prindrit sa e rende eshte situata. Ju lutem beni dicka nje lajmerim po rrezikojme jeten e femijeve, jane shumr femijr te prekur e me informacionin qe kam di qe nje vajze ka nderruar jete e asnje nuk flet as shkolla as drejtoresha drejtori i shkolles ju lutem publikoheni behet fjale per jete femijesh/joq
XS
SM
MD
LG