Lidhje


Rutte: Nëse Rusia do të sulmonte NATO-n, reagimi i aleancës do të ishte "shkatërrues"

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se nëse presidenti rus, Vladimir Putin do të sulmonte NATO-n, reagimi i aleancës do të ishte "shkatërrues". Duke folur në një konferencë për media para takimit të ministrave të Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel, shefi i NATO-s tha se çështja e shpenzimeve të mbrojtjes do të jetë në krye të takimit. "Ne kemi plane të forta për t'i mbajtur 1 miliard njerëzit tanë të sigurt në një botë më të rrezikshme", tha Rutte, duke shtuar se tani po punohet për të rënë dakord për qëllimet e reja ambicioze të mbrojtjes për aleatët e NATO-s.

 

Shumë aleatë, theksoi ai, veçanërisht në Evropa dhe Kanada, investojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë se të tjerët.

 

Duke cituar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, për barazimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, tani afër vitit të katërt të luftës së Rusisë në territorin e saj, Rutte tha se ai pajtohet me të se aleatët e NATO-s "duhet të barazojnë" ndihmën e sigurisë për Ukrainën.

 

Por, ai shtoi se për të ndryshuar realisht trajektoren e konfliktit "duhet të bëjmë edhe më shumë".

 

"Më lejoni ta kthej në atë që thashë më parë dhe kjo është se për momentin, nëse Putini do të sulmonte NATO-n, reagimi do të ishte shkatërrues. Ai do të humbasë. Kështu që le të mos e provojë. Dhe ai e di këtë, frenimi dhe mbrojtja është shumë e fortë", shtoi Rutte.

 

Për industrinë turke të mbrojtjes, Rutte tha se baza industriale turke e mbrojtjes, ku ka disa qindra organizata që punojnë në inovacion, është "me të vërtetë mbresëlënëse".

 

"Unë e di se ka një bashkëpunim të ngushtë midis asaj që ju po bëni në Türkiye, me aleatët e tjera në të gjithë Evropën dhe me SHBA-në dhe ju me të vërtetë po furnizoni disa nga pjesët më të rëndësishme dhe nganjëherë produktet përfundimtare, për sa i përket asaj që prodhon industria turke dhe ne mund t'ju kërkojmë vetëm të bëni më shumë", tha shefi i NATO-s./AA

XS
SM
MD
LG