Sigurisht që armatimi në kohë të tilla ndryshon ekulibra/Kosova do blejë 75 milionë USD raketa Javelin
Pentagoni konfirmoi një shitje të mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Njoftimi i Pentagonit erdhi pasi Departamenti i Shtetit dhe miratimin për shitjen e tyre. Në njoftimin e Pentagonit thuhet se Kosova ka kërkuar të blejë 246 raketa Javelin FGM-148F dhe 24 sisteme lëshimi raketash Javelin. Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre.
Më herët Kosova vendosi t’i shtojë 40 milionë euro buxhetit të mbrojtjes, duke e çuar atë në më shumë se 200 milionë euro.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, – thuhet në njoftimin e Pentagonit.
Tani kërkesa e Kosovës i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja. Departamenti i Shtetit ka marrë një vendim për miratimin e një shitje të mundshme ushtarake të huaj në Republikën e Kosovës të raketave Javelin dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 75 milionë dollarë. Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi sot certifikimin e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial për të përmbushur kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare. Kosova nuk do ta ketë të vështirë të absorbojë këtë pajisje në forcat e saj të armatosura.
Shitja e propozuar e kësaj pajisje dhe mbështetje nuk do të ndryshojë ekuilibrin bazë ushtarak në rajon. Kontraktorët kryesorë do të jenë Javelin Joint Venture ndërmjet Lockheed Martin në Orlando, FL dhe Raytheon Missiles dhe Defense në Tucson, AZ. Nuk ka marrëveshje të njohura kompensimi në lidhje me këtë shitje të mundshme.
Zbatimi i kësaj shitje të propozuar nuk do të kërkojë caktimin e përfaqësuesve të Qeverisë së SHBA-së apo kontraktorëve në Kosovë. Nuk do të ketë asnjë ndikim negativ në gatishmërinë e mbrojtjes së SHBA-së si rezultat i kësaj shitje të propozuar” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Pentagonit.
Nga >LAPSI.al