Hebrenjtë italianë me apel publik kundër spastrimit e.tnik në Gaza

Mbi 200 hebrenj italianë nënshkruan një apel publik përmes të përditshmes La Repubblica për të kundërshtuar spastrimin etnik në Gaza, transmeton Anadolu. “Hebrenjtë italianë thonë: Jo spastrimit etnik! Italia nuk duhet të jetë bashkëpunëtore”, thuhet në tekstin e apelit të publikuar dje. Në tekst theksohet se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të dëbojë palestinezët nga Gaza, duke shtuar se në Bregun Perëndimor, "dhuna e qeverisë izraelite dhe kolonëve vazhdon".
Presidenti amerikan ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që SHBA të "marrë përsipër" Gazën, e cila është shkatërruar nga bombardimet e pamëshirshme të Izraelit, dhe të zhvendosë popullsinë e saj për të rizhvilluar enklavën si "Riviera e Lindjes së Mesme".
Ideja është hedhur poshtë fuqishëm nga bota arabe dhe kombe të tjera, duke thënë se ajo përbën spastrim etnik./AA