Lidhje


Shqiptaria sot përkujton masakrën e Reçakut

Jo vetëm Kosova por e gjithë Shqiptaria përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit. Kjo masakër ndryshoi rrjedhën e luftës. Lajmi i masakrës senzibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të Natos në Serbi.

 

 

Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprejes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi. Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejn një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

 

Dita e sotme duhet të shënohet si ditë e shënuar në kalendar, ditë e cila na kujton egërsinë e urrjtjes me baza etnike. Ditë që duhet të na kujtojë se armiqtë i kemi në derë. Kjo dramë e tmerrshme nuk ishte këmbnë alarmi vetëm për banorët e Reçakut por kushtrim i përbotshëm për mbarë Shqiptarinë, ndaj përkujtimi i kësaj dite duhet të vendoset në kalendaret zyrtare të dy shteteve. 

 

Zoti i mëshiroftë të vrarët e Reçakut.

 

 

 

 

 

XS
SM
MD
LG