Lidhje


Tensione në kufirin Liban-Izrael: Sulme me bomba tymuese

Forcat libaneze iu përgjigjën një sulmi provokues të forcave izraelite në kufirin e dy vendeve të Lindjes së Mesme.

 

Ushtria libaneze tha në një deklaratë se është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë ndaj një sulmi me bombë tymuese nga forcat izraelite ndaj personelit të saj në kufi.

 

Agjencia e lajmeve NNA raportoi se ushtria izraelite shkeli të ashtuquajturën “vijë blu” nën kontrollin e Forcave të Përkohshme Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) dhe sulmoi një buldozer dhe një gërmues që i përkisnin ushtrisë libaneze me bomba tymuese.

Burimi: AA

XS
SM
MD
LG