Lidhje


Pushtimi i heshtur: A po përpiqen sionistët të zgjerohen në ishullin e Qipros?

Fondacioni i Qipros lëshoi muajin e kaluar një paralajmërim publik në lidhje me kërcënimin që vjen nga ekspansioni izraelit në rajon, duke theksuar "plani pushtues i Izraelit nuk kufizohet vetëm në Palestinë". Në muajt e fundit, ka pasur pretendime rreth blerjes së dhjetëra mijëra hektarëve tokë në Qipron Veriore, veçanërisht nga individë të lidhur me Izraelin. Duke iu drejtuar këtyre pretendimeve në nëntor, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) po monitoron në mënyrë aktive situatën.

 

Këto akuza "kanë qenë në radarin tonë që nga mandati im i mëparshëm. Që nga viti 2000, qytetarët izraelitë kanë dorëzuar pak më shumë se 200 aplikime për blerje të pasurive të paluajtshme, duke i vendosur ata të 12-tët midis qytetarëve të të gjitha kombeve," sqaroi Fidan, në përgjigje të shqetësimeve.

 

 

Megjithatë, është thelbësore të theksohet se kjo renditje përfshin vetëm blerjet e bëra me pasaporta izraelite, duke përjashtuar individët hebrenj që aplikojnë me pasaporta nga vende të tjera.

 

 

Sipas Sabahattin Ismail, ish-këshilltar i presidentit të TRNC-së Rauf Denktas dhe ish-sekretar privat i kryeministrisë, "mijëra hebrenj që aplikojnë me pasaporta ruse, ukrainase, britanike, gjermane dhe turke janë regjistruar me kombësi të ndryshme".

 

 

Ismail pohon se tre kompani të mëdha ndërtimi, të cilat u përkasin izraelitëve që më vonë morën nënshtetësinë e TRNC-së, kanë të drejtën e blerjes së pakufizuar të pronave, sepse ato janë të regjistruara zyrtarisht si kompani turke qipriote.

 

 

Këto kompani, përkatësisht Afik Group, Evergreen Developments Group dhe Eurocoast Group, janë përfshirë në blerje të konsiderueshme tokash dhe projekte ndërtimi, veçanërisht në zonat përballë Izraelit.

 

 

"Këto kompani hebraike, të cilat blejnë mijëra hektarë tokë, janë të regjistruara si kompani të Qipros Veriore, sepse ato nuk perceptohen si izraelite, duke e bërë të pamundur që shteti të përcaktojë sasinë aktuale të blerjeve izraelite," shpjegon ai.

 

 

Nga TRTworld

XS
SM
MD
LG