Lidhje


A po vazhdojnë të 'prodhojnë' shqiptarët më tepër mercenarë sesa..... ? /“1 mln euro për kokën e mafiozit iraken"

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit më të madh irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.Hoxha tha se për vrasjen e Benzemasë shpirblimi i vënë ishte 1 milion euro. Ekzekutori sipas tij është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare banues në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga.  

 

 

“Xhuliano Prenga dyshohet se të jetë rekrutuar nga kundërshtarët e Mustafa Aljiburit, i njohur me nofkën “Benzema” pasi i ngjante dhe imitonte futbollistin, që të kryente këtë vrasje. Jepeshin 1 milion euro për atë që vriste Benzemanë. Nuk e dimë është bërë apo jo kjo pagesë. Kur I ka kërkuar para nënës që të shkoj në Bagdad ajo nuk Ia ka dhënë. Xhuljano I tha që kam një mik që më ka ftuar aty, por e ëma nuk ka pranuar dhe nuk Ia ka dhën lekët e biletës. Ai jeton në Suedi.

 

 

Ja kanë prerë biletën ata që e kanë nisur. Ka shkuar më datë 7 në Bagdad, edhe duket që është ngjarje e organizuar pasi nuk ka mundësi një 19-vjeçar sado I trajnuar dhe I vendosur të shkojë në Bagdad në një qytet të panjohur, të gjejë armë zjarri dhe të godasë një person kaq të mbrojtur siç është Aljiburi. Kjo do të thotë që një strukturë e tërë e ka ndihmuar që ai ta bëjë këtë gjë. Ai ka marrë informacion që Aljiburi ka qenë në rrugën që lidh aeroportin me qytetin, rruga më e dendur që ka Bagdadi.

 

 

Ai shkon me motor dhe e gjen në një moment kur trafiku nuk është i ndaluar, por makinat lëvizin me shpejtësi të vogël. I afrohet me motor, në një moment zbret nga motori dhe e qëllon 14 herë. Benzema ishte i vetëm në makinë, por kishte shoqërues, para dhe mbrapa. Sipas të dhënave ata që kanë organizuar ngjarjen kanë menduar që mund ta vrasin aty Xhuljanon, por ai është treguar i shkathët dhe është larguar nga vendngjarja. Për shkak të komunikimeve me radio të policisë, 10 minuta më mbrapa, një patrull policie godet motorin dhe ai ka tentuar të largohet me vrap, por më pas është arrestuar”, tha Hoxha.

 

 

Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

 

 

“Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën sudeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë dhe në burg”, tha Hoxha.

 

 

Kujtojmë se Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e k okainës.

 

 

Duke menduar për këtë çështje më doli para fjala e Adem Demaçit i cili thotë për shqiptarinë: "Unë ju them, ore bota ka nevojë për shqiptarë, të vërtetë. Për shqiptarë, 100% shqiptarë. Nuk kemi ne pse të turpërohemi se jemi kështu, jemi mes dy botëve, dhe ato botë na bëjnë të jemi kurriz i tyre. Edhe Lindja edhe Perëndimi. Ishim ushtarët më të mirë te romët për 1000 vjet, ishim ushtarë të mirë të otomanëve, për 500 vjet. Ndihmuam, kë s’ndihmuam, që nga grekët. Kur ka përfunduar pavarësia e Greqisë, gjysma e deputetëve kanë qenë shqiptarë. Edhe luftën më të madhe e kanë bërë shqiptarët."

 

 

Sa vend i vogël dhe sa shumë 'materie e zezë' dhe aftësim i mbrapshtë, sa vend i vogël dhe sa shumë potencial negativ, por ajo që shohim më shpesh është paaftësia e shqiptarëve (jo të gjithë) për të rrezatuar ndryshim dhe ndryshim, një vend kaq i vogël që në krahasim me të shkuarën, këto 30 vite ka prodhuar (në raport me popullsinë) më tepër ' mercenar' dhe paligjshmëri sesa përgjegjësi dhe ndershmëri.

 

Ky vend, i admiruar nga të huajtë, mundet të krenohet me historinë e largët por ajo që shohim këto kohë është paaftësia e shqiptarëve për të qenë krenar me vendin dhe kohën aktuale, me infrastrukturën apo potencialin e vendit të tyre.

 

 

Ajo që më së tepërmi më bën përshtypje nga aspekti i emigrimit të sotëm është dikotomia e kundërshtisë, ajo ku shqiptari në vendin e vet e ndjen veten të huaj ndërsa në mërgim ndjen keqardhje për veten dhe përkatësinë, këtë duke i mëshuar faktit që Shqipëria nuk bëhet, e si mundet të bëhet kur gjenetika na çon të jemi sanguin edhe në vendet më të ftohta? Si mundet të bëhet kur ne e mallkojmë vendin tonë por harrojmë të edukojmë ata që e kanë dhunën zgjidhjen primare të tyre? Paaftësia në edukimin shpirtëror është një nga trashëgimitë më të këqija të komunizmit. 

 

 

Burimi i lajmit nga Euronews.al analiza nga Mexhlis.. com

 

 

XS
SM
MD
LG