Erdogan ofron ndërmjetësim për t’i dhënë fund konfliktit mes I.zraelit dhe Iranit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Iranit, Masoud Pezeshkian, në lidhje me situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme. Sipas deklaratës së publikuar nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke, biseda u fokusua te përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, si dhe te çështjet rajonale dhe globale me interes të përbashkët.
Gjatë komunikimit, presidenti turk tha se ka zhvilluar një sërë kontaktesh me liderë të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar krizën aktuale, dhe theksoi se Turqia është e gatshme të marrë një rol lehtësues në drejtim të përfundimit të menjëhershëm të konfliktit dhe rikthimit të negociatave për programin bërthamor të Iranit.
Erdogan nënvizoi gjithashtu rëndësinë që Turqia i kushton ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, duke shprehur vullnetin për bashkëpunim diplomatik në përballimin e sfidave të përbashkëta./euronews