Lidhje


'Genocide Joe'- Xho Gjenocidi/ Protestuesit ndërpresin tubimet e Bidenit në mënyrë të vazhdueshme

Presidenti i SHBA Joe Biden u ndërpre mbi dyzet herë nga protestuesit pro-palestinez teksa kërkonte t'u adresohej mbështetësve në një tubim fushate në shtetin e Virxhinias. Protestuesit, bërtisnin sllogane të ndryshme të martën, duke përfshirë slloganin ndaj Bidenit "Gjenocidi Joe" për shkak të mbështetjes së tij të palëkundur ndaj Izraelit , këto thirrje u kundërshtuan vazhdimisht nga  korret e zhurmshme të mbështetësve të Bidenit të cilët thoshin "katër vite të tjera" dhe "forca Joe". Demonstruesit bërtitën po ashtu se: "Izraeli vret dy nëna çdo orë". 

 

Ata e pyetën Bidenin: "Sa fëmijë keni vrarë?" Biden fillimisht u përpoq t'u drejtohej protestuesve, duke thënë se ndjenin keqardhje. Por rreth herës së pestë që u pengua, presidenti foli më fort në një përpjekje të dukshme për të mbytur ndërprerjet e shpeshta.

 

Shumë prej frazave që hidheshin nga protestuesit nuk ishin të qarta.

 

"Kjo do të vazhdojë për njëfarë kohë. Ata e kanë planifikuar këtë," u tha Biden mbështetësve të tij. "Më vjen keq që po zgjat kaq shumë."

 

Jashtë vendit të ngjarjes, demonstruesit brohoritën "turp për ty" dhe bënë thirrje për t'i dhënë fund të gjithë ndihmës amerikane për Izraelin. “Ne ju akuzojmë për gjenocid”, thanë ata.

 

Aleati i SHBA-së, Izraeli ka vrarë afro 25,500 palestinezë deri më tani që nga 7 tetori. Mijëra të tjerë dyshohet se kanë vdekur nën rrënoja.

 

Shumica dërrmuese e palestinezëve që janë vrarë, rreth dy të tretat, janë gra dhe fëmijë.

 

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetësi kryesor ushtarak dhe diplomatik i Izraelit, i cili është zotuar të vazhdojë luftën e tij brutale ndaj palestinezëve të bllokuar.

 

Nga TRTworld

XS
SM
MD
LG