Lidhje


OKB: 613 banorë të Gazës të v.rarë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave që nga fundi i majit

Të paktën 613 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fundi i majit në vendet e shpërndarjes humanitare dhe pranë autokolonave, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara .”Nga këto, 509 vrasje u regjistruan në ose pranë stacioneve të diskutueshme të shpërndarjes të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF)”, theksoi zëdhënësja e të drejtave të njeriut të OKB-së, Ravina Shamdasani. Fondacioni filloi punën e tij në Rripin e Gazës në fund të majit, pas një bllokade izraelite të shpërndarjes së ndihmës që zgjati gati tre muaj.

 

 

GHF nuk bashkëpunon me organizatat e ndihmës së OKB-së, të cilat e kritikojnë atë për operimin e shumë pak qendrave të shpërndarjes dhe ekspozimin e njerëzve në nevojë për ndihmë ndaj rrezikut ekstrem.

 

Sipas burimeve palestineze, ushtria izraelite është përgjegjëse për incidentet fatale që lidhen me shpërndarjen e ndihmës humanitare.

 

Rik Peeperkorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në territoret palestineze, konfirmoi se shumica e vrasjeve dhe lëndimeve ishin të lidhura me qendrat e GHF.

 

”Incidentet u raportuan drejtpërdrejt në OBSH nga personeli mjekësor dhe të afërmit dhe miqtë e viktimave”, tha ai.

XS
SM
MD
LG