Lidhje


Të vritesh me "bukë në gojë"/ Izraeli vret refugjatët në radhë për ushqim

Të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al Kudra konfirmoi se Izraeli vrau të paktën 20 palestinezë dhe plagosi rreth 150 njerëz që prisnin në radhë për ushqim. "Pushtuesi izraelit kreu një masakër të re kundër mijëra gojëve të uritura që prisnin ndihmën humanitare në rrethrrotullimin e Kuvajtit, në qytetin e Gazës", tha Al Kudra, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve do të rritet në orët e ardhshme. Në Gazën Veriore ku ndihmat shkojnë rrallë, qindra palestinezë të uritur grumbullohen të dëshpëruar dhe të uritur në kërkim të ushqimit. Uria mund të vrasë tani më shumë vetë seç ka vrarë ushtria izraelite në katër muaj luftë.

 

 

“Dhjetëra të plagosurit rëndë u dërguan në spitalin Al Shifa”, tha ai, duke theksuar se kësaj qendre shëndetësore i mungojnë kapacitetet e mjaftueshme mjekësore për t'i trajtuar ata për shkak të rrethimit nga trupat izraelite.

 

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) raportoi gjithashtu se dy persona vdiqën të enjten, duke e rritur numrin e të vdekurve në 12, pas sulmit të djeshëm me predhë tanku në një strehë të refugjatëve të OKB-së në Gazën jugore, ku mbi 75 persona u plagosën.

 

Raporton Al Jazeera

XS
SM
MD
LG