Ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir kërcënon Netaniahun: Çdo marrëveshje me Hamasin do të do të çonte në rrëzimin e qeverisë së koalicionit
Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se një "marrëveshje e pakujdesshme" me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve do të çonte në rrëzimin e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, raportoi Anadolu. Ben-Gvir, i cili njihet për armiqësinë e tij ndaj Palestinës dhe për presionin që ka ushtruar ndaj Netanyahut për të vazhduar sulmet në Gaza, kërcënoi kryeministrin izraelit me një tjetër rrëzim të koalicionit.
Ben-Gvir bëri një postim në platformën e mediave sociale X në lidhje me marrëveshjen e re të supozuar të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin, duke deklaruar: "Marrëveshje e pakujdesshme = përmbysje e qeverisë".
Ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir në disa raste ka kërcënuar se do të prishë qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu nëse nuk ndërmerren hapa për të përmbushur kërkesat e tij që nga fillimi i ofensivës në Gaza më 7 tetor.
Në fjalimin e tij në takimin e rregullt javor të partisë së tij javën e kaluar, Ben-Gvir tha se do të largohej nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu nëse ndalen sulmet në Gaza./AnadoluA