Lidhje


Rama si Enveri : “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e kryesisë” / Mos vallë edhe Ahmetaj si kadri Hazbiu?

Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë intervistës në Syri Tv se do të vijojë të mbrojë të vërtetën e tij. megjithatë ai shprehu pasiguri për jetën madje duke deklaruar se ishte kërcënuar 3 herë dhe se frymëzim i kërcënimeve ishte kryeministri Edi Rama.  Arben Ahmetaj po flet tani: “Rama nuk më la të shkarkohesha që ta bëja siç duhet largimin. Ai më ka kërcënuar në atë mbledhjen e famshme të kryesisë ku më larguan. Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë që “unë largohem sepse kam dëmtuar unitetin e partisë”.  

 

 

“Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK, përdorimin politik të SPAK, nxjerrjen në pritë politikisht, persekutimit familjar, kërcënimet e mia, dhe kam kaluar gjatë gjithë intervistës te rëndësia e një reforme të vërtetë në drejtësi. Ku kanë shkuar paratë? Po ta dija se ku kanë shkuar… unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të tria shërbimet e duhura unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen me emra konkretë siç edhe juve ju ndikova. Unë do të vazhdoj të investigoj dot nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para.

 

Unë kam bindjen sot se Mireli Mërtiri nuk është pronar i tiranës. Të investigohet se ku kanë shkuar, Mirel Mërtiri është i syrgjynosur me të pavërteta e të vërteta nuk i gjykoj unë vetëm për t’i martë Tiranën. Po ta them, mund të ketë bërë gabimet e veta, nuk jam unë ta gjykoj, unë e kam njohur dikur njeri punëtor, por nuk jam këtu për Mirel Mërtirin. Nuk i hyj unë le të jetë aty ku te jetë në fatet e tij ja boftë Zoti mbarë ku di gjë unë punët e tij.

 

Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik. Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej” – tha Ahmetaj. 

 

Në mbledhjen e kryesisë ai ka thënë “Do shkojë në të sëmës ai që prish unitetin e kryesisë”. E mora vesh që atë ditë, por nuk reagova. Dhe bëra mirë që nuk reagova, le të bëjë batuta sa të dojë. Në vazhdim u mor vesh që nuk isha pjesë e dosjes së Elbasanit dhe të Fierit dhe pastaj u sajua historia e dhënies së dosjes. Jo po u dha tek Sofra e Ariut, jo po i humbi Ramës dhe ia dhanë Adriatik Doçit.

 

Menjëherë filloi Top Channel, TCH e filloi goditjen kur kishte gjyqin në Gjykatën e Lartë për pronësinë. E mbajti 3 muaj emrin tim. Korrupsioni im? Ku ishte korrupsioni im? 3 muaj nuk ka mbajtur luftën e Kosovës ai TV, apo luftën e Ukrainës, por e mbajti me mua. Sigurisht që TCH e kishte të frymëzuar politikisht sulmin ndaj meje. Frymëzohej nga Edi Rama. Nuk kam frikë ta them. Ka bërë takim “X”-i dhe kryeministri për këtë çështje.

 

U bë emision në TCH për Ditmir Bushatin. E kërkoi Rama. U bë për Niko Peleshin. E kërkoi Rama. U bë për Xhafën. E kërkoi Rama. Ramës ia dërgova dhe një haber. Ej mjaft. Nuk më do në parti, nuk më do në qeveri? OK. Mos u merr me mua.

 

Unë dola në “Opinion”. Një ish-miku im tha: “Ky Ahmetaj është budalla me shumë shkollë”. Nuk i bëra karshillëk kryeministrit.

 

Jam kërcënuar 3 herë nga njerëz të panjohur. Një herë në telefon nga burgu dhe dy herë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur kërcënimi kaloi tek gruaja që mbante fëmijën tim tek liqeni nuk e lashë më si trim i madh. hera e fundit ishte tek rrethi tek liqeni. Kanë qenë kërcënime të frymëzuara politikisht. Të dalë kryeministri dhe të thotë “të vejë në të sëmës” dhe të të thotë “po të isha unë gjykatës dhe prokuror di të ishte më keq” normal që do kisha kërcënime”.

 

 

Nga LAPSI.al

XS
SM
MD
LG