Lidhje


Erdogan: Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë pavarësisht pengesave në Bruksel

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se integrimi i plotë në Bashkimin Evropian mbetet qëllimi strategjik i Turqisë, pavarësisht vështirësive dhe pengesave që ende ekzistojnë në negociatat me Brukselin. Erdogan pas mbledhjes së kabinetit në Ankara u shpreh se diskutuan çështjet aktuale të politikës së jashtme, duke përfshirë zhvillimet e fundit në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. “Integrimi i plotë në Bashkim mbetet përparësia jonë strategjike, pavarësisht pengesave që na dalin përpara”, tha ai.

Erdogan foli edhe lidhur me përshkallëzimin e vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Detin e Zi, për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, duke vënë në dukje sulmin e fundit ndaj një anijeje cisternë brenda zonës ekskluzive ekonomike turke.

 

Presidenti deklaroi se Turqia do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë fund konflikteve në Detin e Zi dhe për të forcuar stabilitetin rajonal.

 

“Synimi i anijeve tregtare në zonën tonë ekskluzive ekonomike të premten shënon një përshkallëzim shqetësues. Ne nuk mund t’i justifikojmë në asnjë rrethanë këto sulme që kërcënojnë jetën dhe sigurinë mjedisore, veçanërisht në zonën tonë ekskluzive. Ne po lëshojmë paralajmërimet e nevojshme për të gjitha palët në lidhje me situata të tilla”, tha presidenti turk.

XS
SM
MD
LG