Kryetari i bashkisë së Beratit fyen rëndë myslimanët
Wednesday, 03 December 2025 20:18
Kryetari i sapo zgjedhur i bashkisë së Beratit Ervin Ceca ka fyer rëndë muslimanët beratas dhe të gjithë Shqipërisë kur në një pritje të ambasadorit italian në bashkinë e Beratit, i ka dhuruar këtij të fundit një pikturë (ose skulpturë) të lagjes simbol të Beratit Mangalem, ku ishte hequr në mënyrë selektive minarja xhamisë së Beqarëve, e cila ndodhet në qendër të kësaj lagjeje.
Në këtë pikturë paraqitej ndërtesa e xhamisë (së Beqarëve) por ishte hequr minarja e saj. Pak më në të majtë të xhamisë ishte vendosur një kryq i qartë dhe i dukshëm i cili nuk në të vërtetë nuk ndodhet në këtë pozicion në këtë lagje, dhe më tej mbi kryqin është kalaja.
Pra kryetari i bashkisë Ceca, ka hequr simbolin e Islamit dhe ka vendosur simbolin e krishterimit, duke kryer kështu një një akt të qartë diskriminimi fetar dhe islamobie.
Nëse përkrah minares dhe xhamisë do të ishte vendosur këmbana e kishës dhe kryqi, megjithëse ai nuk ekziston, kjo do të mirëkuptohej si bashkëjetesë e feve në qytet, por të heqësh një simbol të dukshëm fetar siç është minarja që ekziston dhe të vendosësh një kryq që nuk ekziston, nuk mund të shihet ndryshe vetëm si diskriminim dhe islamofobi.
Duke qenë se piktura (apo skulptura) ishte një dhuratë zyrtare, veprimi i tij nuk mund të jetë asesi i rastësishëm, por është një mesazh simbolik për mënyrën sesi dëshiron ta paraqesë fytyrën zyrtare të qytetit, kryetari islamofob i bashkisë dhe partia e tij socialiste.
Duhet theksuar që kjo minare e kësaj xhamie është ndër të vetmet të cilat edhe regjimi diktatorial komunist nuk i prishi për shkak të rëndësisë historike.
Në Shqipëri diskriminimi fetar ndaj myslimanëve dhe islamofobia janë të zakonshme në qarqet qeverisëse, qoftë të pushtetit qendror qoftë të atij lokal nga të gjitha forcat kryesore politike, qoftë Pd dhe Ps apo të tjera. Përpjekja për manipulimin vizual të qyteteve tona tregon qartë që pushtetarët tanë duan të rishkruajnë pamjen e qyteteve tona duke fshirë apo minimizuar prej tyre simbolet historike të identitetit islam. Ndër rastet kryesore të tilla të cilët kanë nxitur edhe reagim të ashpër publik ka qenë ai i kryeminstrit të tanishëm Rama, i cili sapo mori detyrën si kryetar i bashkisë së Tiranës në vitin 2000, hoqi nga simbolika e qytetit xhaminë e Ethem Beut dhe la vetëm kullën e sahatit.
Raste të tjera janë të panumërta ku trashëgimënia arkitekturore islame është përpjekur të fshihet apo minimizohet me të gjitha format nga qytetet tona, duke përfshirë xhamitë, objektet islame, godinat e administratës dhe sarajet e banimit.