Lidhje


Mbi 80.000 ushtarë i.zraelitë po trajtohen për çrregullime psikologjike që nga fillimi i luftës

Numri i ushtarëve izraelitë që po marrin trajtim për çrregullime psikologjike është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Gaza dy vite më parë, tha të dielën një zyrtar i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zëvendëskryetarja e Departamentit të Rehabilitimit në ministri, Tamar Shimoni i tha Radios së Ushtrisë se ministria trajtonte rreth 62.000 raste psikologjike në mbrëmjen e 7 tetorit 2023, ndërsa sot shifra ka arritur në afro 85.000 një rritje që ajo e përshkroi si “të paprecedentë”. Ajo tha se një e treta e ushtarëve izraelitë po përballen me probleme psikologjike të lidhura me ngjarjet e 7 tetorit.

 

Shimoni shtoi se një terapist po trajton deri në 750 pacientë, dhe në disa zona edhe më shumë, gjë që e bën të vështirë që të gjithë të marrin ndihmën e nevojshme në kohë.

 

Në nëntor, gazeta Yedioth Ahronoth paralajmëroi për një “krizë të gjerë psikologjike” në Izrael, duke cituar rritjen e varësisë nga droga dhe pothuajse dy milionë njerëz që kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor, përfshirë numër të madh ushtarësh.

 

Mediat izraelite kanë raportuar gjithashtu rritje të rasteve të vetëvrasjeve brenda ushtrisë. Maariv raportoi të shtunën se një ushtar kishte kryer vetëvrasje pasi vuante nga stresi post-traumatik pas luftimeve.

 

Po ashtu u raportua se një oficer rezervë i Brigadës Givati bëri vetëvrasja javën e kaluar pas një beteje të rëndë psikologjike.

 

Sipas të dhënave të ushtrisë izraelite të publikuara në tetor, ushtria regjistroi 279 tentativa vetëvrasjeje gjatë 18 muajve, përfshirë 36 raste të përfunduara me vdekje.

 

Ndryshe, Izraeli ka vrarë më shumë se 70.000 palestinezë në Gaza shumica gra dhe fëmijë dhe ka plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori 2023

XS
SM
MD
LG