Lidhje


E RËNDË/ Presion ndaj Kurtit në favor të Serbisë: Miroslav Lajčak nën shantazhin e dosjeve Epstein?

Sipas dokumenteve të publikuara dhe të pasqyruara nga mediat, emri i Lajčakut del si pjesë e një rrjeti komunikimesh që agjenti i dyshuar i Mossad-it Jeffrey Epstein kishte ndërtuar me diplomatë dhe figura me ndikim. Në një email të vitit 2018, teksa ndodhej për vizitë në Kiev të Ukrainës, Miroslav Lajčak i shkruan Epsteinit me formulimin: “Girls are wonderful, as always”

 

Publikimi i dokumenteve të reja që lidhen me Jeffrey Epstein ka prodhuar pasoja politike përtej Shteteve të Bashkuara, duke prekur edhe diplomacinë europiane. Mes emrave që shfaqen në materialet e zbardhura rezulton edhe Miroslav Lajčak, diplomat sllovak me një karrierë të gjatë ndërkombëtare dhe për disa vite i dërguar special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë–Serbi. Përmendja e emrit të tij në dokumente ka qenë e mjaftueshme për të shkaktuar reagime të forta politike jo vetëm në Sllovaki, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri.


Sipas dokumenteve të publikuara dhe të pasqyruara nga mediat, emri i Lajčakut del si pjesë e një rrjeti komunikimesh që agjenti i dyshuar i Mossad-it Epstein kishte ndërtuar me diplomatë dhe figura me ndikim. Në një email të vitit 2018, teksa ndodhej për vizitë në Kiev të Ukrainës, Miroslav Lajčak i shkruan Epsteinit me formulimin: “Girls are wonderful, as always” (“Vajzat janë të mrekullueshme, si gjithmonë”). Ky komunikim është bërë publik si pjesë e materialeve të zbardhura nga dosjet Epstein dhe është shoqëruar me publikimin e pamjeve të email-it. Vetë Lajčaku ka deklaruar se çdo kontakt ka qenë formal dhe se ai nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë kriminale të Epstein.


Pas publikimit të dokumenteve, Miroslav Lajčak dha dorëheqjen nga posti i këshilltarit për sigurinë kombëtare pranë qeverisë sllovake. Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico e pranoi dorëheqjen, duke e paraqitur atë si një hap politik për të mbrojtur integritetin institucional. Mediat theksojnë se kjo dorëheqje erdhi për shkak të peshës publike që mori përmendja e emrit të tij në dosjet Epstein.


Lajčak, Albin Kurti dhe Kosova: thjesht përplasje politike apo diçka më shumë?


Marrëdhënia e Lajčakut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka qenë e tensionuar në mënyrë të vazhdueshme. Në vitin 2023, pas tensioneve në veri të Kosovës, Bashkimi Europian vendosi masa ndëshkuese ndaj Prishtinës. Lajčak kërkoi “hapa konkretë për de-përshkallëzim” si kusht për heqjen e masave, ndërsa Kurti e quajti këtë qasje asimetrike dhe të padrejtë, duke theksuar se Serbia nuk po trajtohej me të njëjtin standard.

 


Në këtë pikë lind pyetja që sot shtrohet gjithnjë e më shpesh në diskursin publik: a ishte kjo qasje thjesht rezultat i një filozofie diplomatike, apo në mbrojtjen e interesave të Serbisë (dhe Rusisë) mbi të ndikonte edhe frika nga ekspozimi në dosje të ndjeshme si ato të Epstein? Nuk mund të injorohet mundësia që një diplomat si Miroslav Lajčak i përmendur së fundmi në një dosje kaq të rëndë, të ishte i shantazhueshëm për llogari të interesave të palëve të tjera.


Qasja e Lajčakut ndaj Kosovës është perceptuar shpesh si e butë ndaj Serbisë, veçanërisht në çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kurti dhe zyrtarë të tjerë kosovarë kanë deklaruar publikisht se ndërmjetësimi i BE-së, nën drejtimin e Lajčakut, po ushtronte presion disproporcional mbi Kosovën. Këtu shtrohet sërish pyetja: pse një diplomat i BE-së do të pranonte të dëmtonte perceptimin e paanshmërisë së tij në një proces kaq delikat? A ishte kjo thjesht zgjedhje politike, apo a ekzistonte një cenueshmëri personale që e bënte atë më të ekspozuar ndaj presioneve?


Një aspekt shpesh i nënvizuar nga analistë rajonalë është edhe marrëdhënia e afërt e Lajčakut me Rusinë në faza të ndryshme të karrierës së tij diplomatike. Ai ka shërbyer më parë në misione ndërkombëtare ku Moska ishte aktor kyç dhe ka ndjekur një linjë të kujdesshme, shpesh të perceptuar si e butë, ndaj interesave ruse në Ballkan. Edhe pse formalisht në linjë me politikat e BE-së, kjo afërsi ka ngritur pikëpyetje për orientimin real strategjik të tij.


Fakti që një ndërmjetës kyç i BE-së del i përmendur në komunikimet e dosjes Epstein, dhe ndërkohë ushtron presion të fortë politik ndaj një pale në dialog, e bën të pashmangshme ngritjen e pyetjes: a ka qenë Miroslav Lajčak i shantazhuar në mënyrën se si ai veproi ndaj Albin Kurtit dhe Kosovës? Dosjet Epstein nuk janë më thjesht një histori kriminale, por një faktor që vazhdon të hedhë hije dyshimi mbi procese diplomatike dhe vendimmarrje politike në Ballkan dhe më gjerë.

Më poshtë gjenden komunikimet e plota me mesazhe të Jeffrey Epstein dhe Miroslav Lajčak të nxjerra nga dosja voluminoze:


 

 

 

 

XS
SM
MD
LG