Lidhje


Kritikat për ndotjen e ajrit/ Grimcat 2.5 mikron po bëjnë kërdinë ndërsa Rama tregon sa të bukura janë kullat e Tiranës

Kryeministri ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet duke i bërë foto kullave në qendër të Tiranës. “My beautiful city” shkruan Rama teksa fikson në celularin e tij ngrehinat e larta pas bashkisë.

 

Admirimi i Ramës për kullat nuk është më lajm, por dëshira për t’i bërë një foto kullave i është ripërtërirë në një moment kritikash për ndotjen e ajrit në Tiranës.

 

Sipas matjeve të profesorit Besnik Baraj, në zonat më të populluara të Tiranës niveli i ndotjes është në nivele alarmante. Grimcat 2.5 mikron që shkaktojnë sëmundje të ndryshme janë në nivele 10 apo 20 herë më të larta se mesatarja e OBSH.

 

Prandaj dhe sot, Rama kur ka dalë nga zyra në kryeministri, nuk ka marrë për nga rruga që të çon në fshatin Surrel lart drejt Dajtit, atje ku ngrihet vila e tij mes ajrit të pastër dhe mes gjelbërimit. Por ka kaluar një herë nga qendra, ku ajri vërtet është i ndotur, por nuk përbën ndonjë rrezik nëse qëndron aty sa për t’i bërë një foto kullave./Nga Lapsi. al

XS
SM
MD
LG