Lidhje


Krimi makabër në bashkpunim me strukturat e policisë Kurbin/ “Ndal Policia, askush të mos lëvizë'', dy breshëri kallashi që i morën jetën ekonomistit.

Vrasja e ekonomistit Selman Mihana dhe plagosja e pronarit të firmës së inerteve në Lezhë, Ardian Gjeloshi, është kryer nga tetë persona, ku 6 prej tyre ishin të veshur si punonjës policie “Shqiponja” dhe Forcat Speciale, ndërsa 2 vetë ishin civilë. Të gjithë në kokë mbanin kapuccë të zinj, ccka i ka sjellë mosidentifikimin e tyre. Dyshimet e para flasin për një vrasje me pagesë, por ende nuk është qartësuar me prova konkrete.

 

 

“Ora News” ka mësuar se ngjarje e rëndë që i mori jetën me 30 plumba të moshuarit Selman Mihana, lidhet me një histori gjakmarje mes familjes së Ardian Gjeloshit dhe familjes së Arsind P, nga fshati Pllanaj i Lezhës.

 

Policia kriminale bën me dije se ky është sulmi i tretë që kryhet ndaj familjes së Ardian Gjeloshit, pasi pak kohë më parë ishte djali i tij që u sulmua në një atentat me armë.

 

Kjo seri përplasjesh të njëpanjëshme e ka zanafillën në vitin 2002, ku është është shënuar një ngjarje e rëndë dhe autor i dyshuar ishte Dritan Gjeloshi, vëllai i Ardian Gjeloshin, i cili në atë kohë kishte mosmarrëveshje me oficerin e policisë Kastriot Prengaj.

 

Në këtë periudhë autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSH Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga.

 

Që nga kjo kohë e deri më sot, anëtarë të familjes Gjeloshi, i kanë shpëtuar tre atentateve, ku në ngjarjen e fundit humbi jetën një person i pafajshëm, ekonomisti i firmës së inerteve, Selman Mihana.

 

Autorët e krimit kanë hyrë në ambjentet e kompanisë së inerteve me dy makina “Range-Rover” dhe prej andej kanë zbritur 6 persona, duke u shfaqur dhe prezantuar si punonjës policie.

 

“...Ndal policia, askush të mos lëvizë, jemi Policia....”-kanë deklaruar disa prej tyre.

 

Në këto momente Ardian Gjeloshi ishte nën shoqërinë e ekonomistit të tij, Selman Mihana, duke i kërkuar këtij të fundit të dilte jashtë, të shikonte kush ishin dhe ccfarë kërkonin këta punonjës policie.

 

Sapo ekonomisti ka hapur derën, ai është ndeshur me dy breshëri automatiku në dy drejtime të ndryshme, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Mihasa, mësohet se ka marë rreth 30 plumba në pjesë të ndryshme të trupit.

 

Ndërsa si pasojë e intesistetit të madh të plumbave ka mbetur i plagosur dhe Ardian Gjeloshi.

 

Plumbat e kanë prekur gjeloshin në hije dhe në njërin krah, duke bërë që të jetë jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia e Lezhës ka të plotë të gjithë dinamikën e kësaj vrasje, për shkak se vendi ku ndodhi krimi ishte i monitoruar nga kamerat.

 

Mbi 10 persona janë shoqëruar, por askush prej tyre s’ka pranuar autorësinë e krimit.

 

Deri më tani ngjarja është pa autor, ndërsa policia dhe prokuroria e Lezhës janë duke punuar me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve./ Nga Oranews

XS
SM
MD
LG